Romelu Lukaku ka habitur tifozët e Interit me rastin e humbur përballë Fiorentinës. Sulmuesi belg mban një peshë të fajit në disfatën e sotme kundër violës, teksa shpërdoroi një shans të artë në zonën e skuadrës nga Firence. Bastoni jep një asist perfekt për Lukakun, i cili fare pak metra larg portës së zbrazët bën një gjuajtje që do të ishte qesharake edhe në futbollin amator.
Shtatlarti belg e dërgon topin atje ku më pak pritej, shumë metra larg shtyllës së dytë. Lojtarët e Interit vendosin duart në kokë, duke mos arritur të besojnë shansin e shpërdoruar nga shoku i tyre i skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/