“Është përgjuar një telefonatë nga jashtë”, gazetari: Zëri i ngjashëm me atë të Ervis Martinajt

Date:

- Advertisement -

Gazetari Ferdinand Dervishi ka “trazuar” sërish Shqipërinë me daklaratën e tij në një studio televizive, ndërsa ka folur për “fatin” e Ervis Martinajt.

I ftuar në Euroneës, Dervishi tha se një telefonatë e mbërritur nga jashtë në celularin e një prej familjarëve të Ervis Martinajt ka ngritur në këmbë poliinë.

Siaps tij nga përgjimet ka rezultuar se zëri i telefonuesit ëhstë shumë i ngjashëm me atë të Martinajt.

Dervishaj la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.

“Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë.

Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahësim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngajshëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj./Burimi: Euronews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related