VIDEO/ Muçi jep një asist perfekt në sytë e skautëve nga Serie A dhe Premier League, gjysma e goditjeve të Legias vijnë nga këmbët e tij

Date:

- Advertisement -

Legia e Varshavës ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Rakov Çestoçovës. Kryeqytetasit kanë marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në garën për titull, pasi i ka siguruar përballë vendit të parë në renditje, i cili tani është vetëm 6 pikë larg. Goli i parë u shënua në minutën e 15 të takimit, kur Ernest Muçi dha një asisit perfekt për Pekhartin.

Ky i fundit e dërgoi topin me kokë në rrjetë dhe i dha avantazhin Legias. Augustiniaku dyfishoi rezultatin në minutën e 30, ndërsa Novaku ngushtoi shifrat vetëm dy minuta më pas. Në pjesën e dytë, Legia shënon përsëri me anë të Vzolekut, duke fiksuar shifrat në rezultatin përfundimtar 3-1. Një ndeshje pozitive e Ernest Muçit, që përpos asistit, regjistori edhe 4 goditje në portë, gjysma e gjuajtjeve në portë që Legia realizoi në tërësi.

Sulmuesi shqiptar kishte një motiv mjaft të fortë për të dhënë më tepër nga vetja mbrëmjen e sotme, pasi përveç faktit se përballë kishte kryesuesit e kampionatit, në stadium kishin ardhur skautë nga Serie A dhe nga Premier League për të njekur këtë përballje.

VIDEO

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....