“Ishte si një ndeshje ping-pong”, Asllani: Kemi kualitet ta nisim lojën nga portieri, por kishim frikë se humbja mund të na nxirrte jashtë

Date:

- Advertisement -

Nuk ka fitues në “Air Albania”. Shqipëri-Çeki ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0. Tashmë kuqezinjtë numërojnë 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia dhe një më pak se Çekia kryesuese. Fati përfundimtar i grupit do të vendoset në ndeshjen e fundit, atë të 19 nëntorit. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV KLAN”-it.

Asllani: “Ismajli ka bërë një ndeshje të shkëlqyer sot. Jemi të lumtur për këtë pikë. Është një skuadër shumë e fortë. Mezi po presim të ndeshemi të martën. Të marrim tre pikët, sepse vetëm ato na duhen. Sot po lëvizja djathtas-majtas, por nuk po gjeja hapësira. Ia thashë edhe Ramadanit. Pastaj në fund të pjesë së parë më tha trajneri që të shkoja te mbrojtja dhe të nisja lojën. Shkoi më mirë kështu. Ishte një ndeshje ping-pong. Për fat të keq nuk morëm tre pikët. Kur nuk e kemi topin, jemi një ekip i fortë, sepse kemi kualitet. Mund ta ndërtojmë lojën që nga porta. Por sot ndikoi edhe frika, sepse nëse humbisnim, atëherë do të ishim jashtë. Për mua kur luan futboll, është më mirë që topin ta mbash ti se sa tjerët. Në pjesën e dytë kemi luajtur mirë, na foli edhe trajneri”.

Ismajli: “Nuk nisi mirë. Çekët na dominuan në pjesën e parë. Më pas e morëm veten dalëngadalë. Në pjesën e dytë dominuam ne. Kur e sheh, ndeshja ishte për barazim. Kur një sulmues bën dy gola, atëherë duket sikur kemi vuajtur. Por nuk ishte vetëm Hori. Tani e njohim më mirë kundërshtarin. Luajti për herë të parë ndaj nesh, por tani ia mësuam lojën”./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“U duk sikur vuajtëm nga Hori, sepse nuk e njihnim më parë”, Ismajli: Ndeshja ishte për barazim

Nuk ka fitues në “Air Albania”. Shqipëri-Çeki ka përfunduar...

Lamtumira e 4 legjendave të Kombëtares, ceremoni nderimi në “Air Albania”

Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare do të...

Mike Tyson e shkatërroi monumentin e tij për 20 milionë dollarë

Michael Gerald “Mike” Tyson (58 vjeç). Një gjigant në ringun...

VIDEO/ Tërhoqi Kombëtaren nga fusha pas thirrjeve anti-shqiptare, Amir Rrahmani: Kosova është Shqipëri!

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për raundin...