Lojtarët e Kosovës dolën nga fusha! E merr 3-0 Rumania në tavolinë? E keni gabim, fituan shqiptarët!

Date:

- Advertisement -

Një skandal i madh ka ndodhur në mbrëmjen e sotme, në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. Kjo përballje ishte e ngarkuar me shumë tension, për shkak të marrëdhënies mes dy vendeve, por njëkohësisht edhe për luftën në grup. Kosovës i duhej një fitore e thellë kundër Rumanisë për të marrë vendin e parë, ndërsa vendasit ishin më të relaksuar sa i përket rezultatit, megjithëse edhe tek ta mbizotëronte dëshira për të fituar. Në minutën e 94 do të degradonte e gjithë situata pas përplasjes së Rrahmanit me Abilec. Një konfrontim fizik mes dy futbollistëve, ndërsa më pas u përfshin edhe lojtarë të tjerë nga të dy kampet.

Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet e publikuara nga gazetari Arlind Sadiku. Amir Rrahmani vendosi që të tërheq lojtarët e Kosovës drejt dhomave të zhveshjes. Pavarësisht se te Rumania po përpiqeshin me të gjitha mënyrat që kjo të mos ndodhte, lojtarët shqiptarë ishin të bindur në vendimin e tyre. Një situatë absurde në fushë me tifozët dhe lojtarët e Rumanisë që po qëndronin ende, por atje nuk gjendeshin lojtarët e Kosovës. Pas një pritje të gjatë, edhe lojtarët rumunë shkuan në dhomat e zhveshjes. Më pas ata u rishfaqën në fushën e blertë, ku qëndruan edhe për 10 minuta, për të pritur lojtarët e Kosovës. Pasi futbollistët shqiptarë nuk u futën, lojtarët e Rumanisë dolën duke festuar. Kjo pasi në bazë të rregullave, Rumania merr fitoren 3-0 në tavolinë, ndërsa në momentin kur ndeshja u pezullua, loja ishte 0-0.

Për më tepër që Kosova e kishte dominuar deri në atë moment kundërshtarin e saj me rastet e pafundme të shpërdoruara. Por kush doli i fituar në këtë përballje? Padyshim që fituan shqiptarët, fitorja 3-0 e Rumanisë nuk ishte asgjë në këtë mbrëmje përpara turpërimit në sy të botës. Të gjithë mediat botërore janë duke shkruar dhe raportuar këtë ngjarje të pazakontë që ndodhi mes Rumanisë dhe Kosovës, duke thënë se koret raciste kundër shqiptarëve detyruan Kosovën të linte ndeshjen në mes. Ajo çka e bën një fitore të madhe këtë vendim të marrë është fakti që te dardanët nuk u rikthyen më në fushë, pasi në të kundërt do të ishte një gjë e zakonshme që ka ndodhur edhe më herët. Për këtë arsye, fakti që kjo skenë do të flitet në të gjithë botën dhe do të mendohen mirë për një herë të dytë për të pasur kore kundër shqiptarëve, Kosova mori një fitore më shumë se 3-0. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kosova e pa që nuk po fitonte dhe tentoi 3-0 në tavolinë”, gazetari anglez e tepron: Ishte plan djallëzor

Jehonë e madhe botërore është bërë për ndeshjen mes...

Ish-ushtaraku amerikan vjedh makinën e shqiptarit, s’tregon ku e ka lënë

27-vjeçari Anthony Rhodes nga Ohio, SHBA është arrestuar në...

Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi...

VIDEO/ Rumunët nuk zënë mend dhe fyejnë sërish lojtarët e Kosovës, Vojvoda i tregon shqiponjën dykrenare

Tifozët rumunë nuk zënë mend! Edhe mbrëmjen e sotme,...