Sabri Kreka është i riu që u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.
I riu që nesër do festonte 20-vjetorin e lindjes, humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke shkulur barrierat mbrojtëse të saj.
Për shkak të dëmtimeve të marra, Kreka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Rrethanat dhe shkaku i këtij aksidenti tragjik mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.