“Po punoj shumë për finalizimin”, Qazim Laçi tregon dëshirën e çekëve: Donin të mos humbisnin sot

Date:

- Advertisement -

Nuk ka fitues në “Air Albania”. Shqipëri-Çeki ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0. Tashmë kuqezinjtë numërojnë 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia dhe një më pak se Çekia kryesuese. Fati përfundimtar i grupit do të vendoset në ndeshjen e fundit, atë të 19 nëntorit. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV KLAN”-it.

Laçi: “Këto 25 minutat e parë nuk ishin më të mirat. I dhamë shumë hapësira çekëve. E dinim që do të luanin me topa të gjatë në minutat e para. Sepse ata nuk kanë ndonjë specifikë tjetër. Pas minutës së 30 në përgjithësi kemi mbajtur ndeshjen në kontroll. Për këtë ndeshje edhe ata kishin të njëjtin mendim si ne, të mos humbisnin. Ekipi që humbte këtë ndeshje mbetej jashtë garës për vendin e parë. Kështu si eci loja, 0-0 ishte rezultat i drejtë. Po punoj shumë për finalizimin, sepse këtë problem e kam edhe te klubi im”.

Asllani: “Ismajli ka bërë një ndeshje të shkëlqyer sot. Jemi të lumtur për këtë pikë. Është një skuadër shumë e fortë. Mezi po presim të ndeshemi të martën. Të marrim tre pikët, sepse vetëm ato na duhen. Sot po lëvizja djathtas-majtas, por nuk po gjeja hapësira. Ia thashë edhe Ramadanit. Pastaj në fund të pjesë së parë më tha trajneri që të shkoja te mbrojtja dhe të nisja lojën. Shkoi më mirë kështu. Ishte një ndeshje ping-pong. Për fat të keq nuk morëm tre pikët. Kur nuk e kemi topin, jemi një ekip i fortë, sepse kemi kualitet. Mund ta ndërtojmë lojën që nga porta. Por sot ndikoi edhe frika, sepse nëse humbisnim, atëherë do të ishim jashtë. Për mua kur luan futboll, është më mirë që topin ta mbash ti se sa tjerët. Në pjesën e dytë kemi luajtur mirë, na foli edhe trajneri”.

Ismajli: “Nuk nisi mirë. Çekët na dominuan në pjesën e parë. Më pas e morëm veten dalëngadalë. Në pjesën e dytë dominuam ne. Kur e sheh, ndeshja ishte për barazim. Kur një sulmues bën dy gola, atëherë duket sikur kemi vuajtur. Por nuk ishte vetëm Hori. Tani e njohim më mirë kundërshtarin. Luajti për herë të parë ndaj nesh, por tani ia mësuam lojën”./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Për herë të fundit para publikut, katër futbollistë i dhanë lamtumirën Kombëtares në ‘Air Albania’

Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula...

“U duk sikur vuajtëm nga Hori, sepse nuk e njihnim më parë”, Ismajli: Ndeshja ishte për barazim

Nuk ka fitues në “Air Albania”. Shqipëri-Çeki ka përfunduar...

Lamtumira e 4 legjendave të Kombëtares, ceremoni nderimi në “Air Albania”

Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare do të...