VIDEO/ Tërhoqi Kombëtaren nga fusha pas thirrjeve anti-shqiptare, Amir Rrahmani: Kosova është Shqipëri!

Date:

- Advertisement -

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League u anulua mbrëmjen e djeshme. Kjo ndodhi për shkak të thirrjeve raciste, anti-shqiptare të tifozëve rumunë.

“Serbi Serbi” dhe “Kosova është Serbi” ishin thirrjet që bënë kapitenin dardan, Amir Rrahmanin që të dërgonte ekipin në fushë duke mos u rikthyer për të rinisur ndeshjen.

Pikërisht pas kësaj ndeshje ka folur vetë mbrojtësi i Kosovës. Rrahmani ia u bën të qartë të gjithëve duke thënë se Kosova është Shqipëri dhe duke ua ‘përplasur’ të vërtetën në ‘fytyrë’.

“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë.

Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë.

Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”. UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë.

Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”. Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, është shprehur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kosova e pa që nuk po fitonte dhe tentoi 3-0 në tavolinë”, gazetari anglez e tepron: Ishte plan djallëzor

Jehonë e madhe botërore është bërë për ndeshjen mes...

Ish-ushtaraku amerikan vjedh makinën e shqiptarit, s’tregon ku e ka lënë

27-vjeçari Anthony Rhodes nga Ohio, SHBA është arrestuar në...

Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi...