Me mesataren më të lartë mes 600 të diplomuarve, shqiptari Laert Sallaku oficeri më i ri në New York!

Date:

- Advertisement -

Laert Sallaku, 23-vjeç, nga Shqipëria është diplomuar si oficer i policisë në New York me mesataren 9.96, më të lartë ndër të gjithë studentët.

Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana në vitin 2017 ku u vendos në New York dhe nisi rrugëtimin e tij duke u diplomuar në SHBA.

I riu shqiptar u diplomua me mesataren më të lartë ku u nderua me çmim nga Kryetari i Bashkisë së New York-ut. Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari, dhe në ceremoninë, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme.

“Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku, gjatë ceremonisë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...