Vajza qante “babi im”, veprimtaria e armikut me 2 emra të Vis Martinajt që u vra në makinë! Hera e tretë që goditej. Ngjarjet që dyshohet

Date:

- Advertisement -

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi është 32-vjeçari, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë mbrëmjen e së enjtes (9 maj), ngjarje e cila është parë nga familjarët e tij, gruaja dhe vajza e mitur.

Atentati në Athinë është i treti rresht brenda një viti që lidhet me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, që pas zhdukjes së tij në gusht të vitit 2022 dhe autoritetet shqiptare janë shprehur se nuk kanë informacion për fatin e tij.

Pra, grupi kundërshtar kishte bërë disa përpjekje për të eliminuar Sidorel Prendin, i cili këtë herë nuk u ka shpëtuar dot.

Skenat e panikut që pasuan vrasjen mizore u përshkruan nga një biznesmen, dyqani i të cilit ndodhet pak metra larg vendit të ekzekutimit.

Sipas tij, fillimisht ka dëgjuar tre të shtëna dhe sapo ka dalë nga dyqani i tij për të parë se çfarë ka ndodhur ka parë një grua në gjendje shoku.

“Kam dëgjuar tre të shtëna. Në atë moment dëgjova në radio se tifozet e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarret tani? Unë dola në hyrje të dyqanit tim dhe shoh një grua që hap derën e makinës dhe bërtet”, tha pronari i dyqanit, i cili tha se “kur vrasësi qëlluan me armë kishte dhe fëmijë”.

Media greke “Protothema” shkruan se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës së tij.
Dyshohet se krimi eshte kryer për larje hesapesh mes grupeve kriminale. Personat që ishin të pranishëm në vendngjarje gjithashtu kanë parë të gjithë skenën.

“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babi im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

Si ndodhi vrasja

Gjithçka ndodhi pak pas orës 21:30 të së enjtes në rrugën Messolongiou kur viktima ishte në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe vajzën e vogël.
Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të qëllojë në automjet.
Burri ka vdekur nga të shtënat, ndërsa gruaja fillimisht u raportua se mbeti e plagosur, por më pas u saktësua se nuk kishte pësuar lëndime.

Kush është viktima?

32-vjeçari, i cili njihet edhe si armiku i Ervis Martinajt ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës, por jo vetëm.
Tre vite më parë, ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.
Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Roan Brahimi akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ylli Brahmi, i cili mbeti i plagosur, njihej si lidhje e Vis Martinajt.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related