Djali i Kumanovës, krenari e pastër shqiptare! Taulant Seferi, një shembull i madh që “ulëret” te Kombëtarja Shqiptare

Date:

- Advertisement -

Nga Klaudio Ndreca

Taulant Seferi është një krenari e pastër shqiptare, një shembull i madh që “ulëret” te Kombëtarja Shqiptare. Nëse do të flisnim për të para kualifikueseve të Europianit, askush nuk do të guxuar të thoshte se Shqipëria do të kualifikohej dhe Seferi do të gjendej në listën përfundimtare, ndoshta as vetë Taulanti.

Jeta e ka hedhur dhe e ka pritur. Dikur te Shqipëria U-21 ishte ylli më i madh që ne kishim, i një tjetër kalibri dhe niveli, por dëmtimet dhe fati i keq e ndoqën te Young Boys aq sa për disa kohë, u zhduk fare nga harta. Më pas ajo ringritje te Tirana dhe kualifikueset e Europianit ku rezultoi brilant me Kombëtaren.

Taulant Seferi u rikthye, si askush nuk e priste, askush nuk do të guxonte për të, përveç Silvinjos. Por në të gjithën këtë kohë, Seferi nuk ka ndryshuar kurrë dashurinë e tij të madhe dhe vetë mohimin për Kombëtaren. Këtë e ka dëshmuar më së miri dhe në konferencën e sotme për shtyp. Teksa gazetarët e pyetën nëse e sheh Europianin si trampolinë për karrierën e tij, Seferi u shpreh:

“Europianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Europianit”.

Sepse ky është Seferi, djali i Kumanovës, një krenari e pastër shqiptare. Madje ai nuk ngurroi as që të ngrejë në qiellin e shtatë, konkurrentin e tij në krahun e majtë të sulmit, Arbër Hoxhën. Pavarësisht se ngritja e këtij të fundit nënkupton rrezikun e uljes në stol të Seferit, Taulanti e di fare mirë se klubi është një tjetër histori nga Kombëtarja dhe ndihet falënderues Zotit, që po përjeton këtë moment historik, kudo qoftë, në fushë, në pankinë apo edhe në tribunë.

“Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhet më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare”, tha Seferi. Një shembull i madh sesi duhet të sillen lojtarët karshi këtyre ngjyrave. Nuk ka rëndësi minutazhi, ftesa apo lënia në hije, mjafton që sa herë të thërret Shqipëria, të jetë i gatshëm, si një “ushtar modern” në shërbim të kombit. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...