Spanja është finale të EURO 2024-s, eliminon Francën me rekorde dhe dy gola spektakolarë

Date:

- Advertisement -

Është mësuar sot finalisti i parë i Kampionatit Europian. Spanja ka mposhtur në Mynih Francën me rezultatin 2-1 dhe tashmë është vetëm një ndeshje larg trofeut. Francezët kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Kolo Muanisë, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9 të takimit.

Por ky gol i shpejtë nuk i shërbeu Francës për të marrë fitoren. Lamin Jamali mrekulloi stadiumin në minutën e 21-të. E majta e tij nga 25 metrat e dërgoi topin në trekëndësh dhe ktheu sërish baraspeshën. Ky gol erdhi edhe me një rekord nga pas për Jamalin, i cili tashmë është lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e një Europiani.

Vetëm 4 minuta më vonë spanjollët përmbysën rezultatin. Dani Olmo tregoi klasin në zonë, ku me një prekje nxorri jashtë loje mbrojtësin kundërshtar dhe goditi më pas portën. Topi i devijua nga Kunde, që e shtyu drejt rrjetës së tij. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të 95 minutave, duke e dërguar kështu Spanjën në finalen e 14 korrikut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...