“Aldo Bare ndryshoi rregullat e lojës”, gazetarja tregon si ish-polici i Forcave Speciale ndryshoi krimin në Shqipëri

Date:

- Advertisement -

Gazetarja Klodiana Lala tregoi në “Top Story” për krijimin e grupeve të para kriminale në vend.

Lala foli për Aldo Baren, që ishte i pari që krijoi një grup të strukturuar kriminal, që nga oficer policie u kthye në kriminel pasi i vranë vëllanë.

“Do të ndalem te tre etapa kryesore sesi është zhvilluar krimi në Shqipëri. Të fortët pushtuan territore të caktuara me lidhje klanore ose miqësore. Kishim mitin e të fortit, tipologjinë e Gaz Muçës që lëvizte me kalë në mes të Tiranës, Nehat Kulla e konsideronte veten si gjeneral dhe mund të merrte peng edhe gazetarët. Por lëvizjet e tyre mbetën aty, me vrasjen e tyre. Filluan të krijohen grupet e para që unë i lidh me ngjarjet e Tropojës.

Kemi dhe kontrabandën e naftës që shkuan deri në vrasjen e një deputeti të Kuvendit. Ata filluan të vrisnin masivisht duke përfshirë edhe punonjës police. Jaho Mulosmani sot është prapa hekurave i dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas vjen 97’, krimet e tmerrshme nuk kishin organizim të lartë, por ishte në mungesë të shtetit. Ishte masakra e Cërrikut që u dogjën policët të gjallë në autoblind. Kishim grupimet e Vlorës, Zani Caushi dhe Gazment Brava që u përplasën fort. Pra nuk kishte organizim të mirëfilltë.

Historia e grupeve të mirëfillta kriminale fillon me Aldo Baren, ishte një ish-oficer i forcave speciale. Hyri në kriminalitet sepse i vranë vëllanë dhe arriti të shkonte në terror dhe të kishte lidhje politike. Privatizoi dhe prona publike, vendosi diktatin e tij të plotë. Fjala e Aldo Bares ishte urdhër i padiskutueshëm”, tregoi gazetarja.

Burimi i lajmit: https://voxnews.al/aktualitet/aldo-bare-ndryshoi-rregullat-e-lojes-gazetarja-tregon-si-ish-polici-i-i69815https://voxnews.al/aktualitet/aldo-bare-ndryshoi-rregullat-e-lojes-gazetarja-tregon-si-ish-polici-i-i69815

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....