VIDEO/ Lë mbrapa yje si Bellingham dhe Vinicius Junior, Edon Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Lille-Real Madrid

Date:

- Advertisement -

Një natë magjike ishte kjo për lojtarët shqiptarë në Champions League. Gjithcka e nisi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar arriti të shënonte golin e parë për Atalantën në këtë sezon të ri të Champions League. Atalanta u përballë ndaj Shakhtar dhe arriti të fitonte në transfertë në shifrat 0-3. Në minutën e 21 të takimit, pas një goditje dënimi, topi përfundoi në zonën e Shakhtar me Lookman që gjen Gjimshitin. Ky i fundit me një lëvizje klasi arriti që të dërgonte topin në rrjetë, ndërsa hera e fundit që kishte shënuar për Atalantën i përkiste vitit 2023. Për fat të keq, Gjimshiti u dëmtua dhe u largua nga fusha që në minutën e 46, teksa në dyshim është prezenca e tij në Kombëtare për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.


Nga krahu tjetër një ndeshje të madhe ka bërë Edon Zhegrova kundër Realit të Madridit. Futbollisti shqiptar ishte protagonisti kryesor në fitoren që Lille bëri në shifrat 1-0 kundër madrilenëve. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Zhegrova, topi prek në dorën e një prej lojtarëve të Realit dhe në fund arbitri akordon penallti. David nuk do të gabonte dhe në fund Lille fiton ndaj Realit. Por jo vetëm kaq, UEFA ka shpallur Edon Zhegrovën si lojtarin më të mirë të ndeshjes Lille-Real Madrid. Kështu Edoni lë mbrapa yje të kalibrit Vinicius Junior, Bellingham apo Mbappe duke marrë trofeun e ditës për shkak të performancës së zhvilluar. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...