Autori i vrasjes në Vlorë sekser, babai zyrtar i Kadastrës, mamaja në KLP, motra me xhaxhain në Prokurori

Date:

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Vlorë, ku pas një konflikti Rei Meta la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau ka nxjerrë në publik të tjera detaje që vënë në dyshim figurën e nënës së tij, anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.

Në deklarimin e tij në polici, Rei Meta tha se konflikti ishte për një pazar për dhurimin e 1 apartamenti në Vlorë që ai do të përfitonte nga puna që do të bënte si sekser për marrjen e truallit për ndërtim.

Pak orë pas ngjarjes u bë publik fakti që Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

Por jo vetëm anëtarja e KLP-së, edhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë.

Bashkëshorti i anëtares së KLP-së, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhain P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës. Ndërsa vetë autori i ngjarjes Rei Meta përvecc sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....