Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

Date:

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad, i cili njihet si shpikësi i viagrës. Ishte analisti Ilir Ibrahimi ai që njoftoi për lajmin, duke shkruar “prehu në paqe Dr. Ferid Murad”. “Një shqiptar amerikan i madh, një laureat i Nobelit në Mjekësi, dhe mbi të gjitha, një humanist i madh. Ka qenë nder dhe privilegj i madh që pata rastin të takoj”, shkroi Murad.

Murad lindi më 14 shtator 1936 në Whiting në Indiana të SHBA-së. Prindërit e tij ishin Henrietta Josephine Bowman nga Alton, Illinois dhe Xhabir Murat Ejupi, një emigrant shqiptar nga Gostivari. Ferid Murad ishte një mjek dhe farmakolog dhe në vitin 1998 fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....