Mediat italiane raportojnë se Klodiana Vefa, me leje qëndrimi të rregullt, u gjet e pajetë në një rrugë në Castelfiorentino, ndërsa kthehej nga puna në shtëpi. Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00 dhe banorët reaguan pas dëgjimit të zhurmës të plumbave.
Burri i shqiptares ka pritur atë në rrugë, megjithatë nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë diskutim para vrasjes. Pas kësaj, ai ka nxjerrë a’rmën dhe e ka qëlluar në kokë. Autoritetet italiane aktualisht po e kërkojnë bashkëshortin e gruas.
Ja çfarë shkruante gruaja në rrjetet sociale
“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi”