“Me Rejën nuk pashë dy ndeshje me një bosht ekipi”, Demollari vlerëson Silvinjon: Duket dora e trajnerit, të gjithë luajnë me zemër

Date:

- Advertisement -

Sulejman Demollari ka vlerësuar pozitivisht punën e kryer nga Silvinjo në krye të stolit të Kombëtares kuqezi. Ish-futbollisti shqiptar ka thënë në “Soccer Talk Podcast” se trajneri brazilian ka ndërtuar një bosht në ekipin kombëtar. Diçka e tillë, sipas tij, mungonte në periudhën kur skuadra drejtohej nga Edoardo Reja.

“Unë e thashë edhe te televizioni polak. Duket dora e trajnerit në këto eliminatore. Është shumë e rëndësishme për një ekip grupi, dëshira dhe të gjithë luajnë me zemër dhe në maksimum. Me Rejën nuk e shikoja këtë frymë të kolektivit. Për mua, me Rejën, unë nuk pashë dy ndeshje rresht që të kishte një bosht ekipi. Edhe Italia, Spanja, ose edhe Brazili, e dimë që kur luan do të jetë boshti. Kurse Reja kishte një ndryshim.

Tani e shikojmë që sikur e ka atë boshtin me Gjimshitin, me Asllanin, me Bajramin. Na ka munguar në sulm Broja me Uzunin. Edhe Muçi ka gjendje të mirë. Mitaj ka një gjendje fantastike. (Silvinjo) Ka shumë komplimente. Mendoj që trajneri punon shumë me ekipin edhe në anën psikologjike. Duket që ka dorë trajneri”, ka thënë Sulejman Demollari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....