Gazetari shqiptar rrëfen përjetimet e luftës “Nuk kemi mundur të ushqehemi”

Date:

- Advertisement -

Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu së bashku me operatorin Olti Allmeta janë rikthyer në Shqipëri, pas disa ditësh raportime në Izrael aty ku po zhvillohet lufta me Hamas.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai rrëfeu përjetimet e luftës duke thënë se asgjë nuk është ashtu siç duket ose siç komentohet.

Samarxhiu tha se rrugët, shtëpitë janë boshatisur duke nënvizuar dhe faktin se për ditë me radhë nuk kanë mundur as të ushqehen mirë.

“Asgjë nuk është siç duket dhe siç komentohet. Ti dëgjon shumë shpërthime dhe kjo të duket si pjesë e jetës. Dhe këtë thonë dhe banorët e Izraelit. Banorët atje thonë se janë mësuar me shpërthime. Kë shtëpi bosh, dyqane bosh, rrugë bosh. Nuk kemi ngrënë ushqim të mirëfilltë, nuk kishte dyqane për të blerë gjëra dhe ujë. E kemi shtyrë kohën duke ngrënë patetina dhe molto”-tha ai.

Ai tha mes tjerash se në Gaza nuk mund të futesh dot, pasi është e rrethuar, ndërsa tha se korridoret humanitare ndodhen brenda Gazës.

“Ndërsa në Gaza nuk mund të shkosh, është e rrethuar. Ashkelon vazhdon të jetë i braktisur, kryetari i Bashkisë ka kërkuar që të evakuohet i gjithë qyteti. Ata thonë se luftën do e përfundojë kur të shfaroset Hamas-i. Nga pjesa e Hamas thonë se nuk është larguar askush. Korridoret humanitare janë brenda Gazës, qytetarët thjesht ndryshojnë vend nuk dalin nga rripi i Gazës. Hamas ndodhen në Veri”- u shpreh Samarxhiu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....