Për herë të parë në histori në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.
Ditën e djeshme të pranishëm gjatë votimit në Kuvend, ishin edhe gazetarët e njohur Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhalën të cilët shoqëroheshin me makina zyrtare.
Një kronike e përgatitur për PortalX ka thumbuar gazetarët e njohur nga Prishtina dhe Tirana duke ju thënë se: A ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propaganda?
“Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë, se këtu nuk po i kalon”, ka qenë pyetja e gazetarit Saliu.
Kjo pyetje nga ana e gazetarit ka ofenduar Blendi Fevziun i cili i është kthyer duke thënë si nuk ju vjen turp që e bëni këtë pyetje./VoxNews