Akuza për përdhunim ndaj 26-vjeçarit në stafin e FSHF gjatë Europianit, mediat gjermane zbulojnë detajet. Ja sa vite burg rrezikon

Date:

- Advertisement -

Akuza të rënda pas largimit të skuadrës shqiptare nga Kampionati Europian: Një supervizor (26-vjeç) mësohet se ka dhunuar një grua (18 vjeçare) në kuzhinën e kompleksit ku akomodohej ekipi kombëtar.

Punonjësja e hotelit të shkollës sportive Kaizerau në Kamen ka lajmëruar policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Prokuroria publike e Dortmundit konfirmoi se një hetim ishte duke u zhvilluar. “Hellweger Anzeiger” ishte i pari që e raportoi këtë.

E reja i tha policisë në Una (Rain-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Ajo që është interesante është se edhe pse prokuroria publike u informua menjëherë për veprën seksuale të raportuar, i akuzuari mundi të fluturonte në shtëpi i papenguar të nesërmen (humbja 0:1 kundër Spanjës nënkuptonte eliminimin nga Kampionati Europian gjatë asaj dite)!

Një zëdhënëse e organit të akuzës tha: “Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”. Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi – ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.

Çështja e fajit tani duhet të sqarohet se deri në çfarë mase burri mund ta kishte qenë i ndërgjegjshëm për refuzimin e gruas së re. Shqiptari aludohet se i tha lamtumirë duke i thënë më pas që ta priste. Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, burri u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ardhja e kombëtares shqiptare është festuar në Kaiserau. Qëndrimi ishte planifikuar për javë të tëra dhe të gjitha dëshirat organizative të të ftuarve ishin zbatuar sipas kërkesave. Më 8 qershor, skuadra mbërriti, përfshirë edhe Presidentin e Federatës Armand Duka (61). Presidenti i Shoqatës së Futbollit dhe Atletikës së Vestfalisë (FLVË), Manfred Shnaiders (69), tha në atë kohë: “Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që ju kemi këtu”.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...