Alen Karaboja, 17-vjeçari me origjinë shqiptare, lindur dhe rritur në Itali, humbi jetën në një aksident tragjik

Date:

- Advertisement -

Ai ishte në një festë ditëlindjeje kur vendosi të largohej për një xhiro me motoçikletë, që për fat të keq rezultoi fatale.

Alen Karaboja, 17-vjeçari me origjinë shqiptare, lindur dhe rritur në Itali, humbi jetën në një aksident rrugor tragjik që ndodhi rreth orës 23:00 në 1 qershor, në Bienno, në zonën e Brescias ku ai jetonte me familjen e tij.

I riu shqiptar humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një mur në anë të rrugës.

Pas tij ishte shoku 15-vjeçar, i cili u shtrua në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, por fatmirësisht nuk duket se është në gjendje të rëndë.

“Do të të dua gjithmonë vëllai im i vogël, ti je gjysma ime tjetër dhe gjithmonë ma ke mbushur zemrën me gëzim” – shkruante në Instagram vëllai i tij i madh Enio, 23 vjeç, i njohur në Bienno për punën e tij si elektricist

“Çdo ditë unë do të shikoj qiellin dhe do të të përshëndes si gjithmonë. Do më mungosh shumë vogëlushi im, më shiko dhe më mbro nga lart”. – shton ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...