Çunat FEUT/ ‘Bëmat’ e pedagogut që goditi kolegen, MESAZHET BANALE: Ma sill gruan….

Date:

- Advertisement -

Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami i Marketingut të Fakultetit të Ekonomisë, i arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune pasi goditi me grusht kolegen e tij, ish-deputeten Liljana Elmazi, nuk është një emër i panjohur për publikun.

Kjo pasi “bëmat” e tij tek Ekonomiku dhe sherret banale me kolegët në grupe WhatsApp-i janë normale për të.

Kështu, disa muaj më parë, Axhami u vendos në qendër të vëmendjes pasi iu publikuan disa mesazhe në një grup WhatsApp (Çunat FEUT) me kolegët e Ekonomikut ku shahej nga njerëzit e familjes dhe zihej për projekte me kolegun e tij, Gjergji Mulla.

Fillmisht sherri nisi për disa projekte dhe fonde, por që më pas gjithçka eskaloi. Axhami i drejtohet Mullas me fjalë fyese duke e sharë nga gruaja.

Një fjalor prej njeriu rruge dhe jo i një intelektuali ku prindërit shqiptarë i besojnë arsimimin e fëmijëve. Më pas në grup ndërhyrjnë dhe kolegë të tjerë që i kërkojnë të ndalojë së shkruari me fjalor rruge, por Axhami nuk di të ndalet.

Çfarë ndodhi në Fakultetin e Ekonomikut:

Të premten Mirdaim Axhami rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pasi goditi me grusht kolegen e tij, Liljana Elmazi Billa.

Ngjarja ka ndodhur në një nga korridoret e Ekonomikut, ndërsa studentët kanë parë skenën pasi kanë dalë nga sallat e provimeve kur kanë dëgjuar ulërimat e Billës.

Ai u arrestuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa raportohet se ai dhe ish-deputetja kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...