Denoncimi i ish-Komandant Meçollarit: Kastrati po tjetërson pronat e Akademisë së Marinës për të ndërtuar

Date:

- Advertisement -

Nga Artur Meçollari

-Si janë marrë gradat me pronat e Forcës Detare dhe Akademinë e Marinës.
-Prona e Akademisë së Marinës ka qënë e gjitha shtet, shpronësuar Administratës Italiane të Luftës.
-Shpejt “Familja Perandorake” do ketë një resort me 5 YJE të Akademia e Marinës.
-SPAK po heton disa prona të FD, por duket duhet të fillojë edhe Akademinë e Marinës.

FAJIN NUK E KA SISTEMI.
Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u thjyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare.

në 2015 u bë me propozim të me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me detyra jashtë vendit. Sot Kantieri ka vetëm 43 personel nga 180 në 2015.

Dorëzimi i Bazës Detare të Sarandë s në 2022 u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

Ndërtimi i godinës në bazën detare të Shëngjinit u lejuan nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

Nxherrja nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes në 2016 i 133 hektareve nga 200 hektare të katër bazave detare u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

Lejimi i zaptimit të 5,2 ha në Porto Romano prej 2 vjetësh u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra. Sot çështjet në hetim nga SPAK, në dosjet hetimore 198/2021 dhe 109/2021 vetëm për pronat e Forcës Detare janë gjashtë çështje:

1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:

2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.

3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.

4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.

5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.

6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo./voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....