Portugalia i falet llotarive të penalltive për të thyer Slloveninë dhe për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024. Fantastik Diogo Costa, portieri i Portos me tri penallti radhazi të pritura.
Festë në fund në kampin luzitan, me Cristiano Ronaldon me shokë që do të sfidojnë Francën në duelin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024, raporton Supersport.
Koha e rregullt dhe 30 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola, me legjendën portugeze që humbi një penallti në fundin e shtesës së parë. Që u prit mjeshtërisht nga Jan Oblak.