Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas anestezisë, Guri Spahiu ka treguar me detaje rrethanat që çuan në përkeqësimin e shëndetit dhe më pas humbjen e jetës së nipit të tij.
Në një intervistë për Grida Dumën në “Top Story”, Spahiu e konsideroi rastin tragjik pasi thotë se nipin ia vrau dora e mjekut.
Duma: Si janë prindërit e djalit?
tha mjeku, që ndiqej për çdo pacientë, i rritur apo i ri. Dhe natyrisht si çdo prind që hedh një firmë për një procedurë normale, hodhëm edhe ne.
Procedura zgjati 9 e 20 minuta.
Duma: Juve nuk shqetësoheshit?
Spahiu: Po, shumë herë. Neve ishim aty, prisnim tek shkallët. Disa herë u ngjitëm lartë me idenë, ore po çu bë djali. Trokita në derë, doli sekretarja dhe tha që djali është në gjendje shumë të mirë dhe po vijon puna për pastrimin e dhëmbëve.
Tani ne besim tek mjeku kemi, jo tek mekaniku për të na bërë dhëmbët. Ne nuk e dinim që do bënte 14 dhëmballë, sepse po ta dija do të kisha ndërhyrë vetë aty brenda të merrja djalin.
Pasi e nxori djalin, e pamë dhe i thamë që “djali nuk është mirë. Nuk po reagon.” Ai më tha që është shumë mirë, dhe çojeni në shtëpi sepse është efekti i narkozës.
Duma: Nuk ishit të shqetësuar ju kur ai fliste për narkozë?
Spahiu: Jo, sepse ai tha që ishte një solucion i lehtë që e përdorte tek fëmijët dhe menduam se ishte ajo. Mjeku na tha që sapo ti dalë narkoza do të jetë mirë. Ne e morëm djalin në gjendjen më të rëndë, më kritike. Nuk e dinim nga ishte pasoja.
Sa e sollëm në shtëpi djalit i filloi temperatura e lartë.
Sapo e pashë keq e çuam tek “Nënë Tereza” dhe mjeku i parë që e kapi tha që djali është në gjendje kome. Ne po vinim vërdallë aty, të shqetësuar. U mblodh një grup i parë mjekësh, po konsultoheshin me njeri-tjetrin. Mjekët thanë që urgjent t’i heqim narkozën e tepërt.
Nuk e di nëse dikush u dha urdhër apo gjë, por kam parë një impenjim të madh nga mjekët e QSUT-së për të ndihmuar djalin. 3 mjekë i kanë qëndruar djalit gjithë natën në kokë.