Rudi Vata është i bindur se kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2024, është meritë e trajnerit Silvinjo dhe asaj që ka bërë ai në përzgjedhjen e grupit kuqezi.
Duke folur për “Studio Sport” në “Vizion+”, ai shpjegoi se pse zgjedhja e karaktereve kishte bërë që të krijohej një grup i konsoliduar, pa individë të veçantë. Në këtë aspekt, ai i besonte verbërisht edhe zgjedhjes së trajnerit në situatën e krijuar së fundmi me Armando Brojën.
Ne jemi një kombëtare që ka pasur pabesi brenda. Si komb ka ekzistuar gjithmonë tradhtia, klanet, njerëz që kanë pasur qejf të prishin. Por Silvinjo ka gjetur karakterin, ky trajner i ka kërkuar të gjithë këto, i ka kërkuar që sa jeni të gatshëm të punoni e luftoni për kombin. Dhe këto karaktere janë meritë e tij dhe po i shpërblejnë punën që ka bërë. Ka bërë punë normale mendoj se profesionalisht është shumë e rëndësishme të identifikosh talentet e lojtarëve sipas mënyrës së lojës që kërkon. Por karakteri është i rëndësishëm. Me gjithë këto mungesa që kishim, nuk janë pak Ismajli, Kumbulla e Broja, por nuk u ndje se të gjithë ata që janë afruar janë me cilësi të njëjta, por japin më tepër. I shoh të uritur, i shoh që kërkojnë dhe kanë energji.
Situata me Brojën? Këshilla ime është që trajneri ka gjithmonë të drejtë, edhe kur ka gabime, ai është lideri i skuadrës dhe duhet të vendosë. Ushtarët duhet të jenë të bindur në atë që kërkon trajneri, unë e vlerësoj shumë Brojën dhe jam një nga fansat numër 1 të tij. Por në këtë situatë nuk duhet të mendojmë të kemi pretendime. Ky trajner për mua është ndër trajnerët e huaj që është i vetmi që i jep atë që meriton dhe i takon. Jam shumë i sigurt, nuk kam parë ndonjëherë trajner të huaj tjetër që ka qenë më këmbë në tokë, i qetë, i thjeshtë si Silvinjo. Të gjithë që kanë ardhur e kanë pasur Shqipërinë si tranzit, që të marrin një dorë para e të bënin qejf nëpër Shqipëri. Mendoj se ky ka ardhur trajner për rritjen e tij, i nevojitet Shqipëria dhe skuadra.
Ju e dini më mirë se çfarë ka ndodhur në kohën e De Biazit, kjo është Shqipëria e vërtetë. Në kohën e De Biazit nuk është se kemi pasur këtë energji si tani. Sepse po të shohësh Gjimshitin i cili është lideri, në kohën e De Biazit nuk kërkohej e identifikohej që të ishte pjesë e rëndësishme. Edhe Asani mund të ketë qenë 20 vjeç, cilësia është cilësi, i shfaq ato cilësi që i ke, aty shihet në çfarë niveli mund të luaj. Edhe këto lojtarëe, edhe Daku e Muja, janë të identifikuar dhe nesër nuk ndjejmë mungesën. Seferin, kush e mendonte se do të ishte në formacion para Uzunit? Se me logjikë thotë kushdo që Uzuni ndoshta është ndër më të rëndësishmit se luan në La Liga. Por ky trajner ka bërë disa analiza që jo shumë nga ne nuk mund t’i bëjmë, se nisemi me instinktin e pozicionit të lojtarit në La Liga. Për mua ka bërë zgjedhje perfekte, ndaj duhet t’i japim atë që i takon”, tha ndër të tjera Vata.
PANORAMASPORT.AL