Po ikin te Shqipëria, lojtari i Kosovës jep mesazhin kundër: Nuk është morale që ju të josheni ne këtë mënyrë

Date:

- Advertisement -

Një tjetër futbollist nga Kosova U-21 iu bashkua Shqipërisë U-21. Këtë herë ishte rasti i Rion Berishës, i cili është pjesë e ekipit të dytë të Bayern. Kaq mjaftoi që të dali edhe njëherë në skenë “përplasja” për lojtarët që po vijnë te kuqezinjtë.

Por këtë herë FFK nuk po del vetë në skenë, por po nxjerrë lojtarët që të japin disa mesazhe “patriotike” që janë kundër Shqipërisë. Një të tillë e bëri edhe Florent Muslija, që tregon se nuk është morale që disa lojtarë të joshen në këtë mënyrë…nga Shqipëria. Ky mesazh erdhi pas një darke të vetë lojtarit me një përfaqësues të FFK në Gjermani.

“Në mbështetje të Kosovës edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë. I thash -PO- Kosovës në momentin që isha pjesë e U20 dhe i ftuar te U21 i Gjermanisë. Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndrroj mendje.

Kosova është shteti jonë i cili u krijua me mund e sakrificë të jetrave, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afër tri dekada me sakrificë të shumë gjeneratave që ne ta gëzojmë tani këtë periudhë që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin.

Edhe atëherë Kombëtaren e Gjermanisë e as sot Kombëtaren e Kosovës nuk e kam pa dhe nuk e shoh për promivim timin personal. Por e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe për ti bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim.

Dhe tani kam një mesazh shumë të sinqert e vllazëror për të gjithë ata bashkëlojtar të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit të vendos me Zemër, është po ashtu e drejtë legjitime të analizosh e të konsulltohesh. Ama në momentin që vendos me i thanë PO Dardanëve dhe shtetit tënd, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnje arsye të ndërrosh mendje për joshje tjera.

Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqesuesit të saj në Gjermani që nga mosha ime 12 vjeçare. FFK të njëjtën gjë është duke e bërë në të gjithë Gjermanin e Europën, dhe kjo me detyroj të reagoj pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesjeje me vite për të qëndruar afër të gjithë talenteve nuk ishte dasht të ketë vend për dëshprim. Ta duam Kosovën Dardane me vepra!”, shkruan Muslija në Instagram. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....