Shënoi golin e parë në Champions dhe më pas la fushën i dëmtuar, Gjimshiti rrezikon ndeshjet me Kombëtaren

Date:

- Advertisement -

Berat Gjimshiti shënoi sot golin e tij të parë në karrierë në Champions League. Por buzëqeshja e tij zgjati deri në fundin e pjesës së parë. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, mbrojtësi shqiptar u pa të qendronte në pankinën e rezervave.

Gasperini e nxorri përpara kohe jashtë fushës, për shkak të një lëndimi që Gjimshiti pësoi gjatë ndeshjes. Sipas Gianluca Di Marzio-s, 31-vjeçari ka ndjerë një shqetësim në ijën e tij të majtë. Në orët në vazhdim pritet të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të Berat Gjimshitit, si dhe koha që do t’i duhet për t’u rekuperuar. Megjithatë, ndeshjet e Kombëtares janë më pak se 10 ditë larg, duke vënë në pikëpyetje grumbullimin e kapitenit me kuqezinjtë.

VIDEO E GOLIT

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ GOOOL! Berat Gjimshiti bën rolin e sulmuesit, shënon gol në Champions League

Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions...

Tension në gjyq, e ëma e Santiago Malkos drejtuar Dukës: “Meriton dënim me vdekje!”

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në GJKKO për Leonard...

Prostitucioni “lulëzon” në Shqipëri, mbi 500 escorta te huaja operojnë në Tiranë

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme...