Një turist italian i ardhur me pushime në Shqipëri ka ngelur vërtetë i zhgënjyer për nivelin e lartë të çmimeve që ka gjetur në vendin tonë. Ai ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe është shprehur i indinjuar pasi ka qenë në Dhërmi dhe ka paguar 4 mijë lekë të vjetra për një briosh dhe 3 mijë lekë të vjetra për një kapuçino.
Ai ka dërguar bashkangjitur edhe faturat përkatëse, nga të cilat njëra është e rregullt ndërsa tjetra e parregullt, jo tatimore. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit qershor duke parë datat e faturave dhe gjasat janë që tashmë në gusht çmimet të jenë edhe më të larta.
Turisti shprehet se nuk mund të shpenzosh 14 mijë lekë për dy persona, për 2 kapuçino dhe 2 brioshë. Madje ai i quan hajdutë ata që aplikojnë këto çmime. Sipas tij, të vjedhësh turistët italianë është njësoj si të vjedhësh vëllezërit e tu.
Më tej turisti thotë se një nivel i tillë çmimesh për dy brioshë dhe dy kapuçino nuk është normal. Ai madje jep edhe një këshillë duke u shprehur se nëse duam të bëjmë turizëm dhe nëse duam që turistët të vijnë në Shqipëri, kjo nuk është mikpritja e duhur.
Në vijim do të gjeni mesazhin në italisht si dhe përkthimin përkatës në shqip:
Non si possono spendere 1400 lek per 2 cappuccini e 2 cornetti siete dei ladri e rubare ai turisti italiani e come rubare ai tuoi fratelli. Se a lei sembra normale pagare questa cifra per due cappuccini e due cornetti a me non sembra normale. Il menu’ non e’ stato consultato ma non credo che voi albanesi spendete queste cifre per un cappuccino e un cornetto. Volete fare turismo, volete che i turisti vengano in albania ? Questa non mi sembra una giusta accoglienza 😉
Nuk mund të shpenzosh 1400 lekë për 2 kapuçino dhe 2 kroasantë, ju jeni hajdutë dhe të vidhni turistët italianë është si të vidhni vëllezërit tuaj. Nëse ju duket normale të paguani këtë shumë për dy kapuçino dhe dy briosh, nuk më duket normale. Menuja nuk është konsultuar por nuk besoj se ju shqiptarët i shpenzoni këto shifra për një kapuçino dhe briosh. Dëshironi të bëni turizëm, a doni që turistët të vijnë në Shqipëri? Kjo nuk më duket si një mirëseardhje e drejtë 😉