VIDEO/ “Babi, nuk e ke idenë si të bëhet mishi kur luan te Shqipëria”! Babai i Klaus Gjasulës tregon bisedën më djalin: Më thotë se të jep Zoti fuqi…

Date:

- Advertisement -

Klaus Gjasula është një prej atyre lojtarëve që ka të gjithë mbështetjen e tifozëve të Kombëtares për vetë mënyrën sesi luan në fushë.

VIDEO nga intervista

Edhe në kohët më të këqija të Shqipërisë, ky mesfushor dallonte mbi të tjerët me mënyrën sesi paraqitej, me elegancën, lëvizjen me trup dhe pasimet që të kujtonin disi Busquets. “Koha Shtesë”, rubrika e re e Sport Ekspres, ka zhvilluar një intervistë me babain e futbollistit, Fatmir Gjasulën. Ai na tregon se kur e pyet djalin se cila është arsyeja që ndikon të paraqitet më mirë me Kombëtaren se me ekipin, përgjigja ishte jo pak emocionuese.

“Është më ndryshe kur luan në Kombëtare. Sa herë që luan Klausi me Shqipërinë, pas çdo ndeshje e pres kur jam në stadium ose e telefonoj dhe i them: “Më dukesh më mirë kur luan me Kombëtaren, luan më mirë, je më i shkathët me topin”. Më thotë: “Babi, nuk e imagjinon dot se çfarë emocionesh janë, ekipi nuk është asgjë, këtu të dridhet mishi të bëhet kokrra-kokrra, të jep Zoti fuqi”, tha babai i Klausit. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....