Finalja e Ligës së Kampioneve në Stamboll ka mbledhur padyshim një numër të madh të tifozëve të Mançester Sitit dhe Interit në qytetin turk. Dhjetëra mijëra mbështetës të anglezëve apo italianëve, janë zhvendosur drejt Stambollit edhe pa pasur bileta për ndeshjen, thjesht për të përjetuar atmosferën magjike të mbrëmjes së sotme.
VIDEO nga atmosfera e tifozerise
Të shumtë kanë qenë edhe tifozët shqiptarë, të cilët kanë spikatur në grumbullimet e mbështetësve, për faktin se nuk ndajnë nga duart flamurin kuqezi.
Kjo shihej qartësisht edhe nga transmetimi i “Sky Sport” në Itali, ku në pamjet nga ‘fan zone” i Interit në Stamboll, binde në sy qartësisht grupi i tifozëve shqiptarë të cilët po kërcenin nën ritmet e muzikës, në festën e organizuar pak orë para sfidës.
PANORAMASPORT.AL