Barcelona fitoi kundër Portos në transfertë, por rezultati mund të ishte i ndryshëm në bazë të një episodi. Shumë janë të mendimit se ekipi nga Portugalia është dëmtuar pasi nuk i është dhënë një penallti.
Rezultati përfundoi në shifrat 1-0 falë golit të Ferran Torres në fundin e pjesës së parë. Por në minutën e 77 të takimit, Cancelo preku topin me dorë dhe u akordua penallti për vendasit. Në fund u vendos që penalltia të anulohej me VAR duke çuditur jo pak. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/