Silvinjo është një trajner i detajeve dhe këtë e ka treguar gjithmonë te Shqipëria. Pak minuta më parë, braziliani foli në konferencën për shtyp për ndeshjen me Çekinë. Së bashku me të ishte edhe Berat Gjimshiti, në rolin e kapitenit të ekipit.
Silvinjos nuk kërkon t’i shpëtojë asgjë nga ekipi kombëtar dhe futbollistët e tij. Këtë e dëshmoi edhe në konferencën e sotme, teksa menjëherë sapo Berat Gjimshiti nis që të flas për ndeshjen dhe kundërshtarin, braziliani kërkoi nga zyrtari i FSHF, Fatjon Kodra, që t’i përkëthejë çdo fjalë të thënë të Beratit. Pavarësisht se mund ta mësonte pasi të mbyllej intervista, Silvinjo kërkonte të ishte në dijeni të çdo gjëje. /Sport Ekspres