Të gjesh një plazh publik në Shqipëri në ditët e sotme është luks.
Kjo pasi pothuajse i gjithë bregdeti është zaptuar nga biznese që sa vijnë e shtojnë shezlongët privatë.
VIDEO nga ankesa e qytetares per mungesen e plazheve publike
Edhe në qytetin e Vlorës, plazhi publik në Lungomare nuk është më i tillë pasi shezlongë të rinj po shtohen në breg të detit.
Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se si plazhi publik në Vlorë është zaptuar nga privati. Ajo thotë se qytetarët vlonjatë janë prerë në besë pasi nuk ka më vend për plazh publik.
Ndërkohë që në pamjet e mëposhtme mund të shihni gropat e hapura në breg të detit për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.