200 mln euro në vit/ Gjykatës dhe karabinierë nga Roma në Shëngjin, si do të funksionojë kampi 80 mijë m2 i emigrantëve

Date:

- Advertisement -

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi azilkërkuesish në zonën e Lezhës, detaje të reja kanë nisur të zbulohen, kryesisht për mënyrën sesi do të funksionojnë strukturat në Shëngjin e Gjadër që do të presin mbi 30 mijë emigrantë në vit.

Avokati shqiptar që operon në Firence, Orient Hoxha në një lidhje në A2CNN zbuloi koston financiare të këtij projekti dhe mënyrën sesi italianët do të operojnë dhe kontrollojnë këto struktura akomoduese që do të ngrihen për të pritur emigrantët e ardhur nga Afrika.

Sipas Hoxhës, pritet që zbatimi i marrëveshjes t’i kushtojë buxhetit të qeverisë Meloni rreth 200 milionë euro në vit.

“Mesatarisht rreth 200 milionë euro në vit është kostoja që flitet. Në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për të bërë strukturat, për të organizuar e kompletuar gjithçka. Do jenë mesatarisht rreth 36 mijë azilkërkues në vit që do menaxhohen aty brenda.”

Po ashtu sipas tij në pikën e pritjes që do të ngrihet në Shëngjin do të vendosën policë italianë. Sa i përket gjyqeve, ato me shumë gjasë do të zhvillohen online, por nuk përjashtohet mundësia që edhe trupat e drejtësisë të stacionohen në Lezhë.

“Të gjitha kostot si në Gjadër si në portin e Shëngjinit, të gjitha do jenë kompetencë e Italisë. Në portin e Shëngjinit do të ketë një perimetër rreth 240 metër, i cili do të jetë i rrethuar dhe do bëhet një tip hot-spoti, ose tip filtri për të gjithë emigrantët. Pastaj do të kalojnë në Gjadër ku do të ndërtohet një ndërtesë që do jetë rreth 80 mijë metër katrorë dhe do jetë e gjitha kompetencë e shtetit italian, pasi do të jetë e përbërë nga personel i kuesturës së Romës dhe gjykatës të Romës. Nuk është akoma e qartë, por unë besoj se policia do jetë e transferuar atje, kurse komisionet që vendosin dhe gjyqtarët mund t’i bëjnë me video-call. Është një praktikë që është bërë normale. Edhe gjatë pandemisë shumë gjyqe penale janë bërë me video-call”, tha avokati shqiptar, Orient Hoxha.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi: “Do të jem në stadium dhe do të bëj tifo për Serbinë”

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbrëmjen...

Hyrja e tifozit në fushë i kushton shtrenjtë Shqipërisë, UEFA nis procedim kundër kuqezinjve

UEFA ka nisur procedim disiplinor kundër Shqipërisë, më saktësisht...

Notat e Shqipërisë/ Hysaj shpëtoi kokën para golit, Asllani dukej si lojtar i Italisë, Broja i vetëm në shtëpi

Strakosha (6.5): “Të gjithë u befasuan kur panë Strakoshën...