23-vjeçari i vrarë në Fier do bëhej baba, i vëllai: E dashura ishte shtatzënë dhe autori e dinte

Date:

- Advertisement -

Pak ditë më parë, vrasja e 23-vjeçarit Xhimi Bakaj nga ish-bashkëshorti i të dashurës, tronditi Fierin.

Xhuljano Miho goditi disa herë me thikë 23-vjeçarin, me të cilin kishte patur konflikte dhe kërcënimet nuk kishin munguar. 39-vjeçari kishte disa muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja, por largimi i saj bashkë me fëmijët dhe bashkëjetesa me të dashurin 10 vite më të vogël, nuk ishin pritur mirë nga ai.

Familjarët e viktimës thonë se autori e kërcënonte vazhdimisht 23-vjeçarin, por ky i fundit nga frika nuk kishte bërë denoncim në polici. Përsa i përket lidhjes së 23-vjeçarit me të dashurën 33-vjeçare, vëllai i tij Maniko Bakaj, thotë se ata duheshin shumë dhe se ishin në pritje të një fëmije, për të cilin autori kishte dijeni.

E dinte Xhuljano që ishte shtatzënë ish-gruaja e tij?

Vëllai i Xhimit: Besoj e ka ditur, se i ka parë aty jashtë. Ajo nuk e donte fare

Mund të jetë ky shkaku i sulmit të fundit?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, besoj se po.

Çfarë të thoshte Xhimi kishte frikë?

Vëllai i Xhimit: Ishte shprehur që nuk ishte mirë, që nuk i kishte punët mirë

Autori thotë që e ka sulmuar Xhimi i pari…

Vëllai i Xhimit: Është gënjeshtër, kemi video, kemi qytetarë që kemi pyetur. Ai ka qenë duke bërë dush në shtëpi, i ka thënë e dashura që mos dil jashtë se është ai me thikë. Ai ka dalë jashtë dhe e ka sulmuar me thikën që mbante gjithmonë me vete. I bënte kërcënimet nga më të rënda.

Pse nuk bënte kallëzim në polici?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, me thënë të drejtën, nuk më ka treguar gjë

Po anëtarët e tjerë të familjes e dinin?

Vëllai i Xhimit: Jo tamam, por e dinin si lidhje edhe që ka pasur probleme me Xhuljanon. Kanë qenë një rast që kishin qenë të dy në polici. Nuk e mendonin se ishte kaq e madhe

Kishte frikë nga kërcënimet e Xhuljanos?

Vëllai i Xhimit: E kishte frikë, por mendonte se do ta kalonte, do ta linte rehat se ata e donin shumë njëri tjetrin. Mendonte se do vinte një moment do hiqte dorë, do largohej.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...

Raporti i Komisionit Europian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%

Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit duke...