Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Europianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz.
Ajo që ka rënë në sy menjëherë në listën me 27 futbollistë është mungesa e emrave që kanë luajtur një rol gjatë kualifikuesve si Cikalleshi, Uzuni e Bare. Ndërkohë, emra të rinj në këtë listë janë portieri Simon SImoni dhe mesfushori Medon Berisha, ndërsa kthehet pas një kohe të gjatë Amir Abrashi.
PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni
MBROJTËS: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj
MESFUSHORË: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani
SULMUES: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj , Taulant Seferi.
PANORAMASPORT.AL