Skuadrat italiane dhe angleze duan ta blejnë, sulmuesi i Kombëtares kthehet në “mollë sherri”

Date:

- Advertisement -

Paraqitjet e mira me ekipin e Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe ndeshjet mjaft pozitive me Kombëtaren shqiptare, kanë bërë që Taulant Seferi të kthehet në një objektiv serioz për disa nga klubet italiane.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercato”, për Seferin janë 3 ekipe që kanë interes serioz. Cagliari, Leçe dhe Empoli duan shërbimet e sulmuesit shqiptar. Por gjithashtu edhe skuadra e Ipswich që sapo është ngjitur në Premier League ka kërkuar më shumë informacion mbi profilin e ish-it të Tiranës.

Gjithçka pritet të vendoset pas Europianit me skuadrat e interesuara që do të shohin me kujdes ecurinë e Seferit përgjatë ndeshjeve të këtij kompeticioni.

Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, sulmuesi 27-vjeçar luajti 28 ndeshje me fanellën e Bani Yas. Gjatë këtyre sfidave, Seferi ia doli që të shënonte 12 gola dhe të asistone në 5 të tjerë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Flet Eni Çobani! Si e njoh unë familjen Berisha

Pak njerëz e dinë se Argita Berisha ka qenë...

Xhovana Nikolli reagon sërish pas vdekjes së fqinjit: Shteti i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu

Vdekja e 29-vjeçarit Enea Thomaraj ka tronditur opinionin publik,...

Sefedin Braho, “shigjeta” shqiptare që refuzoi një milion dollarë nga Sëlltiku

Nga UVIL ZAJMI I datëlindjes 1953, me një kar rierë...

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...