“Italianët do më shajnë shumë”, Asllani është i bindur: Duam të hapim një cikël për… Kupën e Botës

Date:

- Advertisement -

Kristjan Asllani do të përjetojë një ndeshje të veçantë në mbrëmjen e të shtunës, pasi do të jetë titullar në Europian përballë Italisë, vendit ku u rrit që nga mosha 2-vjeçare dhe ku mori mësimet e para për futbollin. Mesfushori shqiptar ka pranuar për “Corriere Dello Sport” se do të jetë një ndeshje e vështirë, por se do të jetë e rëndësishme gjithashtu për Shqipërinë që kërkon të hapë një cikël.

Kristjan Asllani, për ju që mbërritët në Buti të provincës së Pizës kur ishit dy vjeç, ndeshja Itali-Shqipëri në mbrëmjen e nesërme nuk mund të jetë një ndeshje normale. A është kështu?
Do të thosha një gënjeshtër nëse do të thosha se është, edhe sepse luaj kundër shumë shokëve të skuadrës. Është mëkat vetëm për grupin shumë të vështirë, por ne duam të bëjmë mirë dhe të hapim një cikël që të provojmë të kualifikohemi në Kupën e Botës. Ka një përzierje të bukur mes më të vjetërve dhe të rinjve.

A do të “ndahet” zemra e Butit?
Sipas meje do të më shajnë shumë (qesh). Por ka edhe shumë shqiptarë të tjerë në zonë. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e bukur dhe mezi pres ta luaj.

Kur kthehesh në shtëpi, a ia del të bësh një jetë fshati, apo është më e ndërlikuar?
Unë nuk kam ndryshuar dhe kur mundem shkoj, edhe të shikoj ndeshjet e kalçetos midis shtatë rrethinave tona, që garojnë për Palion në janar. Unë jam shumë i lidhur me Butin, kam shumë miq: nga 15 deri në 70 vjeç.

A ka të drejtë Italia të shqetësohet për këtë Shqipëri shpërthyese?
Trajneri Silvinjo ka sjellë entuziazëm, besim tek ne, dëshirë për t’u rritur. Grupi me të ka ndryshuar dhe rezultatet kanë ardhur. Nuk e di nëse Italia duhet të shqetësohet, por ne do të japim maksimumin për tifozët tanë që do të jenë të shumtë.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Mirlind Daku tund rrjetën përpara grumbullimit me Shqipërinë, sulmuesi shqiptar shënon golin e 6 në kampionat

ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m— «Рубин» Казань...

Shembull për shkodranin Gruda, mbrojtësi i Arsenal pranon të shkojë te moshat e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit...

VIDEO/ Dopietë e Armando Sadikut, sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola ditën...

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha ndan detaje nga historia e saj e dashurisë me 27 vjeçarin

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi...