“Me Shqipërinë duhet durim”, Daliçi tregon forcën e Kroacisë: Kemi 3 medalje në 6 vitet e fundit, meritojmë më shumë respekt

Date:

- Advertisement -

Zlatko Daliçi është paraqitur sot përpara gazetarëve në prag të sfidës kundër Shqipërisë. Kroacia vjen pas një humbjeje me Spanjën, megjithatë trajneri i Kombëtares ballkanase premton se ndaj kuqezinjve do të luajnë për fitore. Daliçi ka vlerësuar së tepërmi ekipin tonë kombëtar, por nga ana tjetër ka numëruar të gjitha arritjet e bëra nga Kroacia në vitet e fundit, duke treguar forcën e tyre.

“E dinim që kjo ndeshje do të ishte e rëndësishme. Jam i lumtur që jemi pozitivë, atmosfera është pozitive dhe djemtë janë të vetëdijshëm që duhet të jemi më mirë se në ndeshjen e parë. Shqipëria nuk është një kundërshtar si Spanja, por është e fortë. E dimë që qëllimi ynë kryesor është fitorja dhe do të jemi më sulmues dhe do të përpiqemi të fitojmë. Duhet të jemi më agresivë, më efikasë dhe më të mirë. Do të ketë ndryshime në formacion, por për këtë do të biem dakord nesër gjatë ditës. Të gjithë janë gati për atë që na pret.

Me siguri pas Spanjës nuk ishte një ndjenjë shumë e mirë. Ne kemi fituar tre medalje në gjashtë vitet e fundit dhe vazhdoj të them se Kroacia meriton më shumë respekt. Ne jemi të vegjël, por jemi trima dhe luftarakë. Prova janë 100,000 kroatët në Berlin. Rezultatet tona tregojnë se ne jemi më të mirë nga sa mendojnë njerëzit. E dimë që pas një disfate ka shumë pesimizëm, por do të japim gjithçka për të qenë në rregull. Mezi presim ndeshjen dhe paraqitjen. Kroacia ia vlen dhe Kroacia është shumë më e mirë se sa thuhet.

Çfarë do të jetë vendimtare ndaj Shqipërisë? Durim. Nuk duhet të humbasim kokën. Do të ishte mirë ta hapim ndeshjen në mënyrën më të mirë, nuk duhet të nxitojmë dhe të kërkojmë diçka me forcë, por të arrijmë me lojën tonë. Ne shkojmë për fitore, dhe pika është në favorin tonë për shkak të ndeshjes së fundit, por durimi është i rëndësishëm. Nuk do të nxitojmë dhe nuk do të humbasim kokën”, ka deklaruar Zllatko Daliç.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gati për finalet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ja se kur do të publikohet lista e Shqipërisë nga Silvinjo

Shqipëria do të luajë dy finale shumë të rëndësishme...

E mori me QIRA, i vendoset TRITOL BIZNESIT të Kozak Braçit!

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ambient të...

Kombëtarja “çmontohet” para Nations League, mbrojtësi kuqezi humbet ndeshjet e nëntorit

Marash Kumbulla do të mungojë në ndeshjet e nëntorit...