Bayern Munchen ‘shpëton’ Kristjan Asllanin, shans i artë për talentin shqiptar

Date:

- Advertisement -

Ky sezon futbollistik ishte thuajse i njëjtë me atë të vjetshmin për Kristjan Asllanin. Minutat me Interin mbeten thjeshtë një premtim bosh i zbukuruar me lavda për t’i ‘mbyllur gojën’.

Pak ndeshje me zikaltërit, madje edhe kur mungonte Calhanoglu. Turku është ndër më të mirët në botë për rolin e tij dhe ishte thuajse e pamundur për të gjetur hapsira kur ai ishte i gatshëm. Por, mund të ketë shpëtim për mesfushorin shqiptar.

Pas 2 sezonesh me zikaltërit, Hakan Calhanoglu ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejt Bayern Munchen, raporton gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu. Bavarezët kanë hapur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, por ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare drejt kampionëve të Italisë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related