A mund të kualifikohet Shqipëria në Botëror? Vetëm nëse del e para në grup, ja rregullat në kualifikuese

Date:

- Advertisement -

Pas kësaj aventure të mbyllur të Shqipërisë në Europian, përtej të gjithë mërzitjes dhe gëzimit, të gjithë janë të bindur se Kombëtarja ka avancuar dhe i ka rritur shkallët në krahasim me më parë. E gjithë vëmendja tani kalon te kualifikueset e Botërorit, jo vetëm për tifozët, por edhe vetë futbollistët kërkojnë me çdo kusht për të mbërritur aty, për të shkruar historinë.

Do të ishte vërtet brilante pasi nëse shijen e Europianit e kemi provuar, atë të Botërorit ende jo. Ky turne është më joshës pasi do të luanim ndaj ekipeve që nuk i kemi parë ndonjëherë përballë nesh në gjithë historinë tonë. Por si mund të kualifikohemi në këtë turne, çfarë thonë rregullat?

Fillimisht duhet të luajmë në Ligën e Kombeve që nis në shtator dhe më pas duhet të kalojmë në fazën kualifikuese të rregullt. Në fazën kualifikuese do të jenë 12 grupe me 4 ose 5 ekipe. Fituesit e çdo grupi, pra 12 ekipe, do të shkojnë direkt në Botëror. Ndërkohë vendet e dyta nga Botërori, pra 12 ekipe të tjera, do të bashkohen me 4 fituesit e Ligave në Ligën e Kombeve, për të formuar kështu 16 ekipe.

16 ekipe do të luftojnë për 4 bileta. Pra nëse Shqipëria mbërrin në këtë fazë, duhet të eliminojë dy kundërshtarë të ndryshëm për të shkuar më pas në Botëror. Vlen të theksohet se këto përballje do të luhen vetëm me një takim, jo me ndeshje kthimi. Sa i përket shortit të kualifikueseve të Botërorit, ai do të hidhet në dhjetor të vitit 2024. Pra siç shihet, ky është një format shumë i vështirë për t’ia dalë pasi me vendin e dytë jo vetëm që nuk sigurohet asgjë, por është një tjetër rrugë e madhe përpara për t’u kaluar. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related