menjëherë historinë pasardhëse me ta.
Pika tjetër ku Silvinjo kryeson ndaj De Biazit është ajo e thithjes së tifozëve në stadiume dhe vendi i parë në një grup kualifikues. Nëse në Europianin e Francës shkuam mes shumë kombinimeve të fatit, këtë herë mbërritëm si vendi i parë në një grup kualifikues. Nëse më parë ditëm të merrnim vetëm dy barazime ndaj një rivali si Danimarka që duhej ta linim mbrapa, këtë herë morëm dy fitore kundër Cekisë dhe Polonisë, që janë thuajse të të njëjtit nivel me danezët. Madje për një moment, e lamë Leëandoëski-n pa shijuar Europianin e tij të fundit dhe kjo është një arritje. Ndërkohë, futbolli është më i bukur dhe më emocionues. Në kohën e Silvinjos, biletat avullojnë për një orë, ka më shumë shoë, më shumë spektakël dhe rezultate, të paktën në kualifikuese.
Dhe pika ku De Biazi e mbyll duelin me Silvinjon, është gjetja e golit. Italiani e dinte brumin që kishte dhe për këtë arsye, e kërkonte golin vazhdimisht nga goditjet standarte, duke vendosur në punë të gjithë dijeninë e tij për futbollin dhe për të kapur në befasi kundërshtarin. Shumë gola në kohën e De Biazit kanë ardhur për shkak të skemave të tij. Ndërkohë në kohën e Silvinjos, golat kanë ardhur në saj të cilësive individuale të vetë lojtarëve, ndërsa trajneri i ka dhënë thjeshtë liri për t’i shprehur ato. Në fakt, dukej se plani i Silvinjos ishte i njëjtë edhe në Europian, besonte se golat do të vinin po në të njëjtën mënyrë, si në kualifikuese, por nuk ndodhi. Trajneri ynë tha se që nga janari që po punonte për Europianin dhe kishte provuar shumë skema dhe nga goditjet standarte për të gjetur golin. Por në 3 golat e shënuara në Europian, njëri vjen nga gabimi i Di Marcos, tjetri nga aftësia personale e Arbër Hoxhës dhe i vetmi që e ka një shpjegim logjik ishte goli i realizuar nga Qazim Laci me sulmimin e hapësirës, që mund të jetë e punuar në stërvitje. Gjithashtu Silvinjo u shpreh se mendoi shumë gjatë për të ulur diferencën e madhe mes ekipeve dhe për të mos pësuar 5 apo 6 gola në grup, por duke hequr ndeshjen Gjermani-Skoci të përfunduar në shifrat 5-1, në këtë Europian, fitoret e tjera kanë ardhur me diferencë të 1 ose 2 goli, madje ka pasur një tendencë ku ekipet e vogla kanë fituar pikë ndaj ekipeve të mëdha. Pyetja është, nëse De Biazi do të merrte në kohën e tij dy lojtarë të kësaj Shqipërie tani, të kësaj forme, Asllanin dhe Bajramin, çfarë mund të bënte me ta? Ndoshta çudira! /Sport Ekspres/