Lojtari i Spanjës që i shënoi Shqipërisë: Do ta denoncoj Yamal në polici për atë që bën si 16-vjeç

Date:

- Advertisement -

Spanja është padyshim ekipi më i mirë i këtij Europianit të Gjermanisë, të paktën deri tani. Të vetmit që kanë bindur në fazën e grupeve, kanë fituar 9 pikët, maksimalet dhe ia kanë dalin edhe kundër Shqipërisë me ekipin e dytë.

Autori i golit të fitores për Spanjën në ndeshjen me kuqezinjtë, Ferran Torres, është tërësisht i impresionuar nga shoku i tij i ekipit, Yamal. Këtë të fundit, e pamë qartë në ndeshjen kundër Shqipërisë ku në pak minuta aktivizim shkaktoi frikë për mbrojtjen tonë.

“Lamin Yamal duhet të dnëohet për atë që bën në moshën 16-vjeçare, është e paligjshme. Do ta denoncoj në polici pas datës 14 korrik. Jashtë fushës jemi gjithë ditën bashkë. Normalisht unë nuk shikoj shumë futboll, por në Europian duhet ta bësh pasi njeh më mirë kundërshtarin. E pamë Gjeorgjinë ndaj Portugalisë. E mundëm 7-1 dhe në 3-1 në kualifikuese, por ato rezultate janë pak false dhe tani gjërat po ndryshojnë.

Grupi ka mbaruar, nëse arrijmë në minutën e 90 kundër Gjeorgjisë dhe po kryesojmë, është gjithçka mirë. Ishim skuadra më e mirë në fazën e grupeve dhe kjo na jep besim. Por herën e fundit në gjysmëfinale luajtëm më mirë se Italia dhe përsëri shkuam në shtëpi, dhemb ende ajo situatë për ne”, tha Torres. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related