Gjeorgjia largohet me goleadë nga Europiani, Spanja e dërgon në shtëpi me 4 gola

Date:

- Advertisement -

Nuk ka befasi në Këln. Gjeorgjia largohet me goleadë nga Europiani. Skuadra e Sagnol-it e nisi me një çudi për opinionin sportiv, duke detyruar Normandin të shënonte autogol në minutën e 18 të ndeshjes. Një gol që i humbi qetësinë iberikëve për disa minuta, duke mos arritur të gjenin hapësirat e duhura në mbrojtjen gjeorgjiane. Por në të 39-n ishte Rodri ai që ktheu baraspeshën me një goditje të përsosur në portën e Mamardashvilit.

Ndërkohë pjesa e dytë e lojës foli e gjitha për spanjollët. Fabian Ruizi përmbysi shifrat në minutën e 57, ndërsa në të 75-n ishte Nico Williams-i ai që trefishoi rezultatin. Kur po kronometrohej minuta e 83-të e takimit, Dani Olmo fiksoi rezultatin përfundimtar në 4-1. Vlen të theksohet se Spanjës iu anullua një gol gjatë fraksionit të dytë të lojës. Kundërshtari i radhës për “furinë e kuqe” do të jetë Gjermania, me të cilën do të përballet në çerekfinale të EURO 2024-s.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shembull për shkodranin Gruda, mbrojtësi i Arsenal pranon të shkojë te moshat e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit...

VIDEO/ Dopietë e Armando Sadikut, sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola ditën...

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha ndan detaje nga historia e saj e dashurisë me 27 vjeçarin

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi...