SKANDALI tek Ekonomiku në Tiranë, si shefi i departamentit rrahu PEDAGOGEN në fakultet!

Date:

- Advertisement -

Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit te dega Marketing-Turizëm goditi me grusht një pedagoge.

Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa (Elmazi).

Burime për VoxNews thanë se shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami ka qëlluar me grusht pedagogen, Liljana Billa për shkak të tezave të provimeve.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit të Ekonomikut, ndërsa Mirdam Axhami është arrestuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij./VoxNews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shembull për shkodranin Gruda, mbrojtësi i Arsenal pranon të shkojë te moshat e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit...

VIDEO/ Dopietë e Armando Sadikut, sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola ditën...

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha ndan detaje nga historia e saj e dashurisë me 27 vjeçarin

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi...