Ofendoi komunitetin rom dhe egjiptian, Rike Roçi shpërthen ndaj Alma Çupit: Injorantë, zonja gazetare e historisë…

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e së hënës, gazetarja Alma Çupi bëri një deklaratë të pahijshme gjatë diskutimit në emisionin “Opinion”.

Ndërsa listonte pakënaqësitë e saj ndaj turizmit në Shqipëri, veçanërisht gjatë këtij sezoni në jug të vendit, gazetarja e “Histori Shqiptare” tha:

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të… si jevgjit”.

Kjo deklaratë ka prekur dhe indinjuar komunitetin rom dhe egjiptian, ndaj Çupi më pas është detyruar që të kërkoj ndjesë në lidhje me gjuhën që ka përdorur.

“Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian. Nuk ka qenë qëllim fyerja dhe as diskriminimi. Unë si gazetare kam promovuar çdo komunitet për vlerat që kanë sjellë në turizëm dhe sidomos komunitetin rom dhe egjiptian”, shkruan ajo në një reagim të dytë në rrjetet sociale.

Gazetarja ka etiketuar në postimin e saj edhe Komisionerin për Mbrojtje ndaj Diskriminimit.

Por deklarata e saj nuk është pritur mirë nga një tjetër personazh i njohur i showbizit. Rike Roçi ka reaguar ashpër duke kërkuar që shprehje të tilla raciste duhet të ndalojnë.

“Njerëz që bëjnë si të kulturuar dhe në të vërtetë janë akoma injorantë. Boll me shprehje ofenduese, diskriminuese dhe raciste… nuk janë shprehje normale. Mos e kërkoni në Instagram se e mbylli nga turpi… Zonja gazetare e historisë… Se kur dilni jashtë Shqipërisë thoni nuk na duan, janë racistë për ne shqiptarët, ndërkohë jeni të parët që bëni diskriminim… nuk ka raca, por ka njerëz”, shkruante Rikja në një postim të saj në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related