Totò Schillaci, ish-futbollisti i kombëtares italiane është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Schillaci ka kontribuar ndjeshëm në futbollin italian gjatë karrierës së tij, duke luajtur për skuadra të rëndësishme si Juventusi dhe Interi.
Javën e kaluar, ai u shtrua në spitalin e Palermos pasi merrte kurim për të stabilizuar zemrën. Schillaci ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë në vitin 2022.
Ai ishte një nga golashënuesit më të shquar gjatë Kupës së Botës 1990 në Itali.
Skuadra e Interit u shpreh përmes një deklarate: “Ai bëri një komb të tërë të ëndërronte gjatë Netëve Magjike të Italisë ’90”, dhe shtoi se do t’i qëndrojë pranë familjes së Totò-s.
Kurse skuadra e Juventusit, përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se trashëgimia e Schillaci-t do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre.