37-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri para syve të djalit të tij

Date:

- Advertisement -

Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Piza, Itali.

Beni Arshiaj, pa precedentë penalë dhe baba i dy fëmijëve të vegjël u vra në fshatin Oratoio rreth orës 21:00.

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së shqiptarit dhe në sytë e njërit prej fëmijëve të tij. Shqiptari sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra me një plumb në kokë. Automjeti ishte ende në i ndezur kur mbërriti policia.

Mbetet ende për t’u sqaruar se cila mund të jetë dinamika dhe motivi i saktë i vrasjes, si dhe rrethanat e saj. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin, një e shtënë fatale në tëmth. Hetimet janë duke u zhvilluar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Astrologu korçar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit

Jofiel Koço është 53-vjeçari që i dha fund jetës...

Ernest Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te Beshiktash....

Flet Eni Çobani! Si e njoh unë familjen Berisha

Pak njerëz e dinë se Argita Berisha ka qenë...

Xhovana Nikolli reagon sërish pas vdekjes së fqinjit: Shteti i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu

Vdekja e 29-vjeçarit Enea Thomaraj ka tronditur opinionin publik,...